Drejtori Nuredini priti në takim Drejtorin e Financave të MIT Besnik Hajdari

Data: 12 Shtator 2019
Article Image

Më datë 11.09.2019 Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), z. Bahri Nuredini me ekipin e tij priti në takim Drejtorin e Financave në Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) z. Besnik Hajdari. Në këtë takim u diskutua në lidhje me rrjedhën e projektit të zgjatjes së pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Drejtori Nuredini njoftoi të pranishmit për arritjet që janë bërë deri tani në projektet që prekin direkt ASHNA-në dhe me sfidat e ndryshme me të cilat është përballur, ndër to edhe pajisja me frekuenca të pranueshme ndërkombëtarisht për pajisje. Drejtori Nuredini po ashtu ceku nevojën për një rrugë shërbimi mes platformave të parkimit të fluturakeve që do të lehtësonte në masë të madhe rrjedhën e trafikut dhe do të ndikonte në sigurinë e operimeve duke ndarë trafikun e fluturakeve nga ai i makinave të shërbimit.
Në anën tjetër, Z. Hajdari ceku që projekti është duke u realizuar brenda afateve të caktuara dhe është duke e ndjekur dinamikën e paraparë. Ai theksoi që synimet kryesore të tij në lidhje me këtë projekt kanë qenë realizimi brenda afateve të paracaktuara dhe brenda buxhetit të paraparë. Ai kërkoi nga ASHNA që të ngris shqetësimet e veta nëse vërehet ndonjë vonesë apo sfidë që do të ndikonte në mbarëvajtjen e realizimit të projektit.
Drejtori Nuredini falënderoi z. Hajdari për takimin dhe më pas u zhvillua një vizitë në mjediset operative të ASHNA-së.