Nënshkruhet marrëveshja mes ASHNA dhe Ministrisë së mbrojtjes për vendosjen e një radari në Aeroportin e Gjakovës

Data: 10 Tetor 2019
Article Image

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror z. Bahri Nuredini, dhe Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e radarit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës.
Kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 14/98, të datës 18 prill 2019, për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Instalimi i Radait, në Aeroportin e Gjakovës është tejet i rëndësishëm për ASHNA-në pasi që do të ngrisë edhe më tej sigurinë e operimeve civile dhe ushtarake në hapësirën ajrore të Republikën e Kosovës dhe është një hap me rëndësi të veçantë në normalizimin e plotë të hapësirës sonë ajrore, në bashkëpunim me NATO-n.

Article Image Article Image