Sqarim rreth shkrimit te “Kallxo.com” me titull: Institucioni i Kosovës blen fotele masazhuese

Data: 13 Shtator 2019
Article Image

Agjencia e Sherbimeve te Navigacionit Ajror netwnderin e hapur me numer prokurimi 2019/254-19-6413-1-2-1/B05-0018564 me emerimin “Blerje te foteleve ergonomike”, ju njoftojme qe tenderi ne fjale nuk ka te beje vetem me blerjen e foteleve ergonomike, por blerje te 7 lloje te artikujve, apo sasi te 77 artikujve te meposhtem:

  • ​Fotele ergonomike masazhuese – 2 cope (njera per Kulle, tjetra per Vajtje-Ardhje)
  • Fotele ergonomike​ shtrirese – 2 cope (njera per Kulle, tjetra per Vajtje-Ardhje)
  • Kabinete (lockers) – 60 cope (30 per Kulle dhe 30 per Vajtje-Ardhje)
  • Karrige ergonomike – 8 cope (4 per Kulle dhe 4 per Vajtje-Ardhje)
  • Kuzhina e vogel per Kulle – 1 cope
  • Shtreter njeshe – 2 cope (njeri per Kulle, tjetri per Vajtje-Ardhje​)
  • Ulese treshe me dy pozicione shtrirese per kembe – 2 cope (njera per Kulle, tjetra per Vajtje-Ardhje)

Per me shume ne lidhje me artikujt e lartpermendur shih dosjen e tenderit te publikuar ne te njejtin tender (keto te dhena mund te shkarkohen ne dosjen e tenderit ne e-prokurimi, perkatesisht ne skedarin “PershkrimiCmimit.zip”)

Sic eshte e cekur ne dosje te tenderit, shih faqe Nr.11 te Dosjes, Qellimi i kontrates ka te beje meFurnizim me fotele ergonomike per sigurimin e kushteve më të mira te mjedisit te punës për kontrollin e trafikut ajror. Ka gati 4 vjetë qe kemi dale ne objektin e ri te ASHNA-se dhe qe atehere nuk jane blere me asnje nga artikujt e lartcekur. Vlen te theksohet se Kontrolloret e Trafikut Ajror ofrojne sherbim 24 ore / 7 dite ne jave / 365 dite ne vit dhe ky profesion kategorizohet nje nder profesionet me te veshtira dhe stresuese, mu per kete arsye parakusht per te ushtruar detyren e kontrollorit te trafikut ajror eshte edhe plotesimi i kritereve mjekesore te parapara me rregulloret vendore dhe ato nderkombetare. Me saktesisht ne Ligjin Nr. 03/L-051 PËR AVIACIONIN CIVIL, në nenin 3, pika 3.4 kërkon që Kosova të përmbush standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ONAC, ang. ICAO) dhe për mospërmbushje të dispozitave duhet të njoftojë ONAC sic parashihet në nenin 38 të Konventës së Çikagos 1944. ONAC në Aneksin 1 të kësaj konvente, përkatësisht në kapitullin 6, saktësisht në pikën 6.1.1.c ka paraparë llojin e certifikatës mjekësore me të cilën do të duhej të pajisej një kontrollor i trafikut ajror për të ushtruar privilegjet e licencës. Parametrat mjekësor që testohen për t’u pajisur me këtë certifikatë janë paraparë në pikën 6.2.1 të Aneksit 1 dhe ngërthejnë në vete testime të përgatitjes fizike/mentale, të shikueshmërisë si dhe dëgjimit. Poashtu, në pikën 6.1.4 parashihet që niveli i përgatitjes fizike që kërkohet për përtëritje të certifikatës mjekësore duhet të jetë i njëjtë si për testimin fillestar për t’u pajisur me certifikatë mjekësore, pra pavarësisht “plakjes” së kontrollorëve, ata duhet t’i përmbushin kriteret e lartëcekura deri në pensionim. Sa për informim, ONAC ka Dokumentin ICAO 8984 – Manual of Civil Aviation Medicine prej më se 580 faqesh në të cilat përshkruhen gjerësisht testimet të cilave duhet t’i nënshtrohet një kontrollor i trafikut ajror për t’u pajisur me certifikatë mjekësore.

Kosova si palë nënshkruese e Marrëveshjes së Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit Civil (HPEA, ang. ECAA) është obliguar që ta përafrojë legjislacionin vendor me atë të Bashkimit Evropian në fushën e aviacionit civil. Për rrjedhojë rregulloret e BE-së janë transpozuar në legjislacionin vendor. Rregullorja nr. 19/2017 e AACK që transpozon rregulloren e BE-së nr 2015/340 në të cilën janë përshkruar kriteret për licencim dhe certifikim mjekësor të kontrollorëve të trafikut ajror sipas standardeve të BE-së e që janë të aplikueshme edhe në Kosovë. Sa për ilustrim certifikata mjekësore me të cilën janë të pajisur kontrollorët e trafikut ajror në Kosovë është konform rregullores së lartcekur dhe kritereve të kërkuara sipas ICAO 8984.

Duke marrë parasysh gjithë atë që u cek më sipër, ASHNA dhe organizatat simotra vënë theks të veçantë në përmbushjen e këtyre kritereve duke iu ofruar kontrollorëve të trafikut ajror mjedis pune sa më të përshtatshëm për të mbajtur certifikatën mjekësore. Ne Agjencionet simotra ne rajon dhe me gjerë, kontrolloreve te trafikut ajror per shkak te stresit ne pune i ofrojne kushte edhe me avancuara se sa ky inventar qe ne kemi planfikuar ta blejme per ta gjate ketij viti. Agjencionet simotra iu ofrojne dhoma fitnesi, dhoma relaksi, pishina, sauna, pushime rekreative verore dhe dimerore etj, kushte te cilat tani per tani ne si Agjencion nuk kemi mundesi t’i ofrojme, por si pikenisje kemi konsideruar qe me artikujt e lartpermendur sadopak t’ja bejme me te lehte dhe me praktik vendin e punes kontrolloreve te trafikut ajror te Kosoves.

Sa për ilustrim, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, gjatë vitit 2018 ka pasur 2.1 milionë udhëtarë, që i bie se një kontrollor i trafikut ajror i ka ofruar shërbim afërsisht 100 000 udhëtarëve që kanë shfrytëzuar këtë aeroport. Është në interesin jo vetëm të ASHNA-së, por të të gjithë shoqërisë kosovare që profesionistëve të tillë t’iu ofrohen kushtet më optimale të punës duke ditur rëndësinë e funksionit që ata ushtrojnë 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.

Artikujt e lartcekur, ashtu sic jane te cekur edhe ne Dosjen e Tenderit do t’i kene ne shfrytezim vetem Kontrolloret e Trafikut Ajror qe momentalisht jane vetem 24 ne tere Kosoven.

Ne kete tender jane kerkuar 7 lloje artikujsh, ndersa sasia do te jete 77 artikuj, te cilat po i listoj prape si me poshte (keto te dhena mund te shkarkohen ne dosjen e tenderit ne e-prokurimi, perkatesisht ne skedarin “PershkrimiCmimit.zip”):

  • ​Fotele ergonomike masazhuese – 2 cope (njera per Kulle, tjetra per Vajtje-Ardhje)
  • Fotele ergonomike​ shtrirese – 2 cope (njera per Kulle, tjetra per Vajtje-Ardhje)
  • Kabinete (lockers) – 60 cope (30 per Kulle dhe 30 per Vajtje-Ardhje)
  • Karrige ergonomike – 8 cope (4 per Kulle dhe 4 per Vajtje-Ardhje)
  • Kuzhina e vogel per Kulle – 1 cope
  • Shtreter njeshe – 2 cope (njeri per Kulle, tjetri per Vajtje-Ardhje​)
  • Ulese treshe me dy pozicione shtrirese per kembe – 2 cope (njera per Kulle, tjetra per Vajtje-Ardhje)