Sherbimi i Informacionit Aeronautik

Shërbimi i Informacionit Aeronautik (AIS) e ka si funksionin themelor, pranimin nga burime të autorizuara, krijimin, bashkimin, ndryshimin, publikimin dhe shpërndarjen e informacionit aeronautik për territorin e Republikës së Kosovës.

Mënyra e grumbullimit dhe menaxhimit të informacionit aeronautik është e rregulluar me Aneksin 15-të të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO Annex 15)

Qëllimi kryesor është përmbushja e nevojës për uniformitetin dhe konsistencën në ofrimin e informacionit /të dhënave aeronautike të nevojshme, për përdorim operacional nga aviacioni civil ndërkombëtar.

Informacioni Aeronautik publikohet si një pako e integruar (IAIP), dhe përbëhet nga elementet e mëposhtme:

Secili nga këto elemente shërben për shpërndarjen e informacioneve specifike aeronautike.

Roli i AIS-it të tanishëm duhet të transformohet në një koncept më të gjerë të menaxhimit të informacionit aeronautik (AIM) me metoda tjera të ofrimit të informacionit/të dhënave aeronautike e një sistem qendror që do të ofron të dhëna të besueshme, në mënyrë permanente dhe dinamike, për të gjithë shfrytëzuesit e Informacionit Aeronautik, në kohën dhe vendin e duhur dhe me cilësinë e kërkuar.