Komunikim Navigim dhe Vrojtim

Departamenti Teknik monitoron dhe mirëmban të gjitha sistemet e Komunikimit, Navigimit, Survejimit, Procesimit të dhënave, dhe Teknologjisë Informative në kuadër të ASHNA.

Departamenti Teknik përbëhet nga:
a) Divizioni i Komunikimit
b) Divizioni i Navigimit
c) Divizioni i Survejimit
d) Divizioni i Procesimit
e) Divizioni i Teknologjisë Informative

– Divizioni i Komunikimit (KOM&MET), mirëmban, monitoron, inspekton dhe planifikon azhurimet dhe instalimet e ardhshme në Sistemet e Komunikimit Tokë-Ajër, Sistemet e Komunikimit Tokë-Tokë, Sistemin e Komunkimit dhe Komunikimit të të folurit, Sistemin e Inqizimit të të folurit, Sistemin ATIS, Sistemin AFTN, Sistemin PABX si dhe të linjat tjera komunikuese dhe interkoneksionet me palet tjera relevante dhe çdo gjë tjeter që ka të bëjë me KOM&MET.
– Divizioni i Navigimit mirëmban, monitoron, inspekton dhe planifikon azhurimet dhe instalimet e ardhshme të Sistemeve të Radio Navigimit (DVOR, DME dhe ILS) dhe çdo gjë që ka të bëjë me Sistemet e Navigimit.
– Divizioni i Survejimit mirëmban, monitoron, inspekton dhe planifikon azhurimet dhe instalimet e ardhshme të Sistemeve të Survejimit (PSR, MSSR, MSSR Mode S…) dhe çdo gjë që ka të bëjë me Sistemet e Survejimit.
– Divizioni i Procesimit të Dhënave (Automatizimit) mirëmban, monitoron, inspekton dhe planifikon azhurimet dhe instalimet e ardhshme të Sistemeve të Automatizimit (ATM, FDPS, MRT, RDP) dhe çdo gjë që ka të bëjë me Sistemet e Automatizimit.