Servisohet radari i vjetër, rritet siguria e operimeve

Data: 11 Nëntor 2019
Article Image

Sistemi  senzorëve të survejimit në kuadër të Departamentit Teknik në Agencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror(ASHNA) është i përbërë nga Sistemi radarik PSR/MSSR Mode M i instaluar në vitin 2004, si dhe nga sistemi radarik MSSR Mode S, i instaluar në vitin 2013 në lokacion të Goleshit.

Sistemi i tërsishëm radarik mundëson survejimin, kontrollimin, sigurinë e operimeve në hapësirës ajrore të Repulikës së Kosovës.

Që të arrihen standardet ndërkombëtare të aviacionit civil siç janë Eurocontrol, ICAO, si dhe ato kombëtare siç është AACK, rregulloret ASHNA-së, rregulloret e mbrendshme në kuadër të Departamentit Teknik dhe të Divizionit të Survejimit, e po ashtu manualeve të prodhuesit të sistemeve të Survejimit, Divizioni i Survejimit parasheh mirëmbajtje të rregullta ditore, javore, mujore, gjashtmujore, vjeqare, dy vjeqare, etj.

Në bazë të planifikimeve të mirëmbajtjese së sistemit të survejimit PSR/ MSSR Mode S është paraparë edhe mirembajtja gjenerale e pjesës mekanike e antenave, dhëmbëzorët e bazës së antenës, reduktorët, elektromotorët si dhe të sistemit në tërësi. Kjo mirëmbajtje bëhet në periudha 10 vjeqare sipas prodhuesit të sistemit të survejimit.

Mirembajtja gjenerale është paraparë që të mbahet gjatë vitit 2019 dhe si e tillë nga data 06/11/2019 ka filluar implementimi i mirëmbajtjese gjenerale. Gjatë këtij procesi do të ndërrohen dhëmbëzorët në bazën e antenës si dhe pjesët përcjellëse të bazës së antenës, verifikimi I strukturës së antenava PSR dhe MSSR, struktura e pyrgut të sitemit radarik, mirëmbajtja/ndërrimië i pllakave të përpunimit të dhënave etj.

Mirëmbajtja e sistemit radarik, pas përfundimit të procesit do të siguroj mbulueshmëri më të sigurtë të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës të kontrolluar nga ASHNA duke trefishuar numrin e pajisjeve që shërbejnë për survejim. Do të rritet kualiteti, besueshemëria si dhe siguria e dhënies së shërbimeve nga ana e Diviziont të Survejimit për Kontrolloret e Trafikut Ajor.