ASHNA dhe AME nënshkruajn Memorandum Bashkëpunimi në fushën e kërkim shpëtimit

Data: 9 Mars 2021
Article Image

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Agjecia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për ngritjen e kapaciteteve si dhe organizimin në fushën e kërkim shpëtimit në Aviacionin Civil.
Me këtë Memorandum Bashkëpunimi ASHNA dhe AME janë pajtuar që të bashkëpunojnë në krijimin e kushteve dhe ngritjen e kapaciteteve të reagimit ndaj emergjencave në aviacionin civil, në sferën e kërkim shpëtimit në rast të aksidentit ajror si dhe të punojnë së bashku drejt arritjes së synimeve të të dyja palëve.

Article Image