ASHNA dhe Universiteti “Isa Boletini” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Data: 14 Shkurt 2020
Article Image

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, priti në një vizitë pune një delegacion nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), përkatësisht Prof. Dr. Behxhet Shala, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Ajtene Avdullahi, Prorektore për Buxhet dhe Financa dhe Ass. Filloreta Kunoviku, Koordinatore për Sigurim të Cilësisë në Fakultetin Ekonomik.

Me këtë rast, u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mës ASHNA-së dhe Universiteit “Isa Boletini”, me qëllimi të përcaktimit të fushëveprimit të bashkëpunimit të palëve për realizimin e interesave të dyanshme në fushën e arsimit dhe të kërkimit duke qenë të hapura ndaj çdo forme të mundshme bashkëpunimi.

Vlen të theksohet se përfitues të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi janë kryesisht studentët dhe stafi akademik e menaxherial i UMIB, ku përmes saj, mundësohet edhe ofrimi i praktikës nga ASHNA për studentët e UMIB.

Article Image Article Image Article Image