ASHNA raportoi para Komisionit për Bujqësi, Mjedis dhe Infrastrukturë të Kuvendit të Kosovës

Data: 26 Maj 2021
Article Image

Më datë 25.05.2021, me ftesë të Komisionit për Bujqësi, Mjedis dhe Infrastrukturë të Kuvendit të Kosovës, Drejtori i ASHNA-së Bahri Nuredini, i shoqëruar nga ekipi i tij raportoi para Komisionit në lidhje me ASHNA-në. Ftesa nga Komisioni kishte të bënte me finalizimin e shqyrtimit të raportit vjetor të ASHNA-së për vitin 2020.
Gjatë raportimit Drejtori Nuredini theksoi rolin jetik të ASHNA-së në funksionimin e aviacionit në Kosovë dhe lidhjet e Kosovës me vendet tjera që mundëson ky aktivitet. Gjatë raportimit ai përmendi sfidat me të cilat është përballur ASHNA, sidomos gjatë vitit 2020/21 si rrjedhojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID19. Ai poashtu përmendi projektet e shumta që ASHNA ka përpiluar dhe është në jetësim e sipër e që për qëllim kanë ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe kadrovike për adresimin e sfidave të shumta zhvillimore në sektorin e aviacionit. Drejtori Nuredini poashtu theksoi faktin që ASHNA-së i duhet mbështetje maksimale nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në synimin e saj për të normalizuar hapësirën e ulët ajrore dhe për të hapur rrugën drejt marrjes në menaxhim të hapësirës së lartë ajrore të Kosovës, që tani për tani menaxhohet nga Hungaria.
Anëtarët e Komisionit shprehën interesimin për të kuptuar sfidat dhe projektet e ASHNA-së, Drejtori Nuredini shprehu falenderimin për ftesën për raportim dhe theksoi që ai është gjithnjë i gatshëm të prezantojë të arriturat, sfidat dhe synimet e ASHNA-së.

Article Image Article Image