ASHNA-së i dorëzohet Programi Kombëtar Trajnues për Siguri të Aviacionit Civil

Data: 22 Janar 2020
Article Image

Sot më 22.01.2020 Drejtori Bahri Nuredini së bashku me ekipin e tij pati kënaqësinë të presë në një takim z. Kastriot Gashi – Udhëheqës i Divizionit për Siguri të Aviacionit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me këtë rast, z. Gashi ia dorëzoi Drejtorit Nuredini Programin Kombëtar Trajnues për Siguri të Aviacionit Civil në Republikën e Kosovës. Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me çështjet e sigurimit në aviacionin civil.

Drejtori Nuredini e falenderoi z. Gashi për vizitën e bërë dhe për dorëzimin e këtij dokumenti me rëndësi për mbarëvatjen e operimeve ajrore në Kosovë.