Drejtori i ASHNA-së z. Bahri Nuredini sot i dorëzoi detyrën e Drejtorit z. Valmir Hylenaj

Data: 28 Qershor 2021
Article Image

Sot me datë 28.06.2021 Drejtori i ASHNA-së z. Bahri Nuredini ka bërë dorëzimin e detyrë së tij, pas përfundimit të mandatit si drejtor i ASHNA-së. Z. Nuredini detyrën e Drejtorit të ASHNA-së e ushtroi për një periudhë pesë vjeqare, saktësisht që nga data 29.06.2016, kur ishte zgjedhur me Vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes procesit të rekrutimit me konkurs publik.
Nderkaq, me vendimin e datës 25.06.2021 të Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, që nga sot, datë 28.06.2021 zevëndesues i Drejtorit të ASHNA-së është caktuar z. Valmir Hylenaj.
z. Hylenaj aktualisht është në pozitën e Zëvendës Drejtorit për Shërbime Operative në ASHNA, pozitë të cilën e ushtron që nga data 23.04.2019, me Vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes konkursit publik.
Bazuar ne vendimin e Ministriti te MMPHI-se, z. Hylenaj, do te kryej te gjitha detyrat dhe pergjegjesite bazuar ne Ligjin Nr. 04/L-250 per Agjencine e Sherbimit te Navigimit Ajror, ligjeve dhe akteve tjera nenligjore nga fusha e pergjegjesise se ASHNA-se.