Drejtori Nuredini priti në takim drejtorin e M-NAV Fahrudin Hamidi

Data: 19 Maj 2021
Article Image

Më datë 18.05.21 Drejtori i ASHNA-së, Bahri Nuredini bashkë me Zëvendës Drejtorin për Shërbime Operative Valmir Hylenaj, Zëvendës Drejtorin për Shërbime Administrative Financiare Shpetim Selmanaj, Menaxherin e Zyrës së Drejtorit Alban Sylaj, Koordinatorin për Marrëdhënie me Jashtë Merita Makolli pati nderin ta presë në një takim Kryetarin e Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror të MNAV nga Maqedonia e Veriut, Fahrudin Hamidi dhe Anëtarin e Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv për çështje Financiare, Ligjore, Zhvillimin dhe Investime, Migjen Salmani. Në takim Drejtori Nuredini uroi Drejtorin Hamidi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në përballimin e sfidave të shumta me të cilat është duke u përballur industria e aviacionit si rrjedhojë e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID19.
Gjatë takimit u diskutua në lidhje me gjendjen gjatë vitit të kaluar, ballafaqimin me sfida gjatë këtij viti dhe idetë për zhvillim në të ardhmen.
Drejtori Nuredini falënderoi homologun Hamidi për vizitën e zhvilluar dhe u pajtuan që bashkëpunimi i tanishëm të thellohet në të ardhmen.