Drejtori Nuredini priti në takim Shefin e ri të J3AIR nënkolonel Passaretti

Data: 26 Qershor 2021
Article Image

Me datë 23.06.2021 Drejtori i ASHNA-së Bahri Nuredini së bashku me ekipin e tij priti në një takim informues dhe për t’i shprehur mirëseardhje në Kosovë Shefit të ri të njësisë J3Air të KFOR Nënkolonel Ivano Passaretti bashkë me ekipin e tij.
Në këtë takim, Drejtori Nuredini njoftoi përfaqësuesin e KFOR-it në lidhje me punën dhe aktivitetet e ASHNA-së, proceset që janë në vijim e sipër dhe planet për të ardhmen. Ai falënderoi Nënkolonelin Passaretti për ndihmën që KFOR ka dhënë dhe vazhdon të japë në përmbushjen e detyrave nga ASHNA. Nënkoloneli Passaretti nga ana e tij deklaroi që KFOR-i do të vazhdojë të japë kontributin e vet drejt gjitha proceseve që kanë të bëjnë me aviacionin në Kosovë, veçanërisht ato të ndërlidhura me procesin e normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës.