Ekspertët e EASA-s në vizitë në ASHNA

Data: 12 Shkurt 2020
Article Image

Drejtori i ASHNA-së z. Bahri Nuredini së bashku me zyrtarë nga ASHNA, priti dy ekspertë të EASA-së, përkatësisht z. Thaddee Sulocki, z. Emmanouil Vardakis të shoqëruar nga zyrtari i AACK-së z. Burim Dinarama i shoqëruar me zyrtarë të AACK-së. Vizita ishte në vazhdën e misionit të verifikimit të përmbushjes së obligimeve të Republikës së Kosovës ndaj Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (HPEA) në fushën e sigurisë së aviacionit civil.

Zyrtarët e EASA-së u njoftuan për projektet e shumta investive në sisteme të ASHNA-së që kanë për synim ngritjen e nivelit të sigurisë së operimeve.