Menaxhmenti i ASHNA-së priti në takim Komandantin e Njësisë së Helikopterëve të FSK-së

Data: 11 Mars 2020
Article Image

Menaxhmenti i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), përkatësisht Zëvendës Drejtori për Shërbime Operative z. Valmir Hylenaj, Zëvendës Drejtori për Shërbime Administrative Financiare z. Shpëtim Selmanaj dhe Koordinatorja për Marrëdhënie me Jashtë znj. Merita Makolli, pritën në një vizitë pune Nënkolonelin z. Enver Gërguri Komandant i Njësisë së Helikopterëve nga Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Toger Afrim Zabeli.
Qëllimi i vizitës së delegacionit të FSK-së, ishte njoftimi më për së afërmi me punën së ASHNA-së, dhe të shihet mundesia e bashkepunimit, përkatësisht perkrahjes se ketij sektori të FSK-së nga ana e ASHNA-së, me theks të veqantë në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore.
ASHNA u zotua se në kuadër të mundësive dhe autorizimeve përkatëse, do përkrahë FSK-në me të gjitha kapacitetet e saj, në të gjitha fushat, me theks të veqantë në sektorin e aviacionit.

Article Image