Nuredini priti në takim shefin në shkuarje dhe atë në ardhje të degës J3Air të KFOR

Data: 30 Janar 2019
Article Image

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, me rastin e ndërrimit të shefit të degës J3Air të KFOR-it, priti në takim Shefin e J3Air-it në shkuarje Nënkolonel Fabio Lioce si dhe Shefin e J3Air-it në ardhje Nënkolonel Marco Farao.

Me këtë rast, Drejtori Nuredini, falënderoi degën J3Air, veqanërisht Nënkolonelin Fabio Lioce, për bashkëpunimin e ofruar deri më tani dhe nga ana tjetër Shefit të ri të J3Air, i uroi për pozitën e re, duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërjellë mes ASHNA-së dhe degës J3Air të KFOR-it.

Article Image