Përfundon auditimi i radhës në ASHNA nga inspektorët e AACK-së

Data: 14 Qershor 2019
Article Image

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), i është nënshtruar auditimit të radhës nga inspektorët e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Auditi është realizuar nga data 10 deri më 14 qershor 2019, kur edhe u mbajt takimi përmbyllës mes menaxhmentit të ASHNA-së të prirë nga Drejtori Bahri Nuredini dhe ekipit të trupës inspektuese të AACK-së. Ky ishte auditi i dytë prej katër auditeve të rregullta të planifikuara gjatë vitit 2019.

Tema kryesore të kësaj faze të auditimit ishin çështjet të cilat ndërlidhen me sigurinë në aviacionin civil, fushë në të cilën ASHNA ka fokusin primarë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së sajë.

Siguria është një nga funksionet kryesore në veprimtarinë e ASHNA-së, ku edhe është e përkushtuar në zhvillimin, zbatimin, ruajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të strategjive dhe proceseve, për të siguruar që të gjitha aktivitetet tona të aviacionit të zhvillohen nën një alokim të duhur të burimeve organizative, që synojnë arritjen e nivelit më të lartë të performancës së sigurisë dhe përmbushjen e kërkesave që derivojnë nga rregulloret e AACK-së dhe Komisionit Europian.

ASHNA shpreh mirenjohje për punën e inspektorëve të AACK-së, të realizuar në një frymë tejet pozitive ashtu si edhe gjatë auditimeve të kaluara.

ASHNA do të angazhohet maksimalisht që gjetjet e dala nga ky auditim të adresohen në një periudhë sa më të shkurtër kohore.