Sqarim për opinionin publik

Data: 14 Dhjetor 2019
Article Image

Për hir të sqarimit të opinionit publik, lidhur me emisionin Cosmo, i transmetuar në televizionin Kohavision me datë 13.12.2019, ku theksohet se Zëvendësdrejtorët e ASHNA-së janë larguar nga puna nga Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ASHNA sqaron se, ish zv.Drejtorët janë larguar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe jo nga Drejtori i ASHNA-së.

Kjo përcaktohet edhe në bazë të Ligjit Nr.04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Neni 6, Emërimi dhe shkarkimi i Drejtorit të ASHNA, paragrafi 2, saktëson se:

“2. Drejtorin e emëron Qeveria pas dorëzimit të rekomandimit nga Ministri. Ministri, para rekomandimit, formon një Komision vlerësues, i cili është përgjegjës për vlerësimin e kandidatëve, që përmes një konkursi të hapur ka për qëllim të sigurojë emërim të bazuar në merita dhe kualifikimin, që përmbush kushtet e kërkuara sipas paragrafit 1 të këtij neni.

Këtë e dëshmon edhe Vendimi i Qeverisë Nr. 06/98 i datës 29.06.2016.

Article Image

Po ashtu edhe emërimi i dhe shkarkimi i zëvendësdrejtorëve të ASHNA-së është kompetencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, këtë e dëshmon vendimi i Qeverisë Nr.03/24 i datës 12.01.2018, për shkarkimin e dy Zëvendësdrejtorëve të ASHNA-së, në të cilin është dhënë edhe arsyeshmëria e këtij vendimi për shkarkim:

Article Image Article Image

Gjithashtu këtë fakt e forcojnë më shumë edhe vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për emërimin e dy Zëvendësdrejtorëve të ri të ASHNA-së.

Article Image Article Image

Pra edhe njëherë, besojmë se këto dëshmi janë të mjaftueshme në përcaktimin se Zëvendësdrejtorët e ASHNA-së janë larguar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe asesi nga Drejtori i ASHNA-së, siq është theksuar në emisionin Cosmo të Kohavisionit.