KANS shpall 12 vende të lira të punës për pozitën Kandidat – Student Kontrollor

Data: 25 Korrik 2025

Ofruesi i Shërbimeve të Navigacionit Ajror – KANS shpall konkurs publik për 12 vende të lira pune në pozitën Kandidat – Student Kontrollor.

KANS për pozitën Kandidat – Student Kontrollor ofron shkollim dhe trajnim në institucione të certifikuara evropiane, me pagë dhe mbështetje të plotë financiare gjatë gjithë procesit të shkollimit dhe trajnimit.

Nëse je 18 deri 25 vjeç, me diplomë të shkollës së mesme dhe njohuri të avancuara të gjuhës angleze, mos e humb mun

dësinë për të ndërtuar një të ardhme të sigurte dhe të denjë në profesionin e Kontrollorit të Trafikut Ajror.

Konkursi është i hapur deri me 07 gusht 2025.

Për më shumë informacione, vizito faqen tonë zyrtare: www.ashna-ks.org ose na kontakto përmes e-mail: [email protected] , ose përmes tel: 038 59 58 521.

Konkursin mund ta shkarkoni në linkun: Konkursi pë Kandidat – Student Kontrollor