Janar – Qershor, 8284 Operime, 12% rritje

Data: 2 Korrik 2019
Article Image

Gjatë muajit Qershor 2019, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë realizuar 1599 operime komerciale, shifër kjo e cila paraqet rritje prej afër 12% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkaq për periudhën Janar – Qershor 2019, janë realizuar gjithsejtë 8284 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 7421 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 12% apo 863 operime më shumë.

Ndërkaq Operime Ushtarake për periudhën Janar – Qershor, janë realizuar gjithsejtë 542 operime, kure Operime Tjera VFR gjatë kësaj periudhe janë realizuar 1200 operime.