12% rritje në periudhën Janar – Maj

Data: 3 Qershor 2019
Article Image

Muaji Maj ka shënuar rritje në numrin e Operimeve Komerciale me afër 11% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Ndërkaq për periudhën Janar – Maj 2019, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) janë realizuar gjithsejtë 6685 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 5989 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 12% apo 696 operime më shumë. Përqindja më e madhe e rritjes në tre muajt e kaluar ka qenë në muajin Janar, prej mbi 17%, pasuar me mbi 15% në muajin Shkurt kurse për muajin Mars kemi pas një rritje prej mbi 9%, kurse muaji Prill ka shënuar rritje prej 7.5%.

Operime Ushtarake për periudhën Janar – Maj, janë realizuar gjithsejtë 454 operime, kure Operime Tjera VFR gjatë kësaj periudhe janë realizuar 936 operime.