Punonjësit e ASHNA-së certifikohen për Ekspert të Shërbimit të Informatave Aeronautike

Data: 19 Mars 2020
Article Image

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve njerëzore, ka përfunduar trajnimi për Specialist të Shërbimeve të Informatave Aeronautike, trajnim ky i cili është mbajtë nga Instituti i Cek i Navigimit Ajror (CANI) në Pragë të Cekisë. Trajnimi për Ekspert i Shërbimeve të Informatave Aeronautike, ka qenë i organizuar në dy faza, ku secila fazë e trajnimit ka zgjatë 30 ditë, dhe janë certifikuar rreth 20 nëpunës të ASHNA-së, përkatësisht stafi i Departamentit të Shërbimeve të Informatave Aeronautike.