9.5 % rritje e Operimeve Komerciale Janar – Nëntor

Data: 4 Dhjetor 2019
Article Image

Gjatë muajit Nëntor 2019, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë realizuar gjithsejt 1289 Operime, ku prej tyre 1198 Operime Komerciale dhe 91 Operime Ushtarake. Ndërkaq për periudhën Janar – Nëntor 2019, janë realizuar gjithsejtë 16831 Operime Komerciale, e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për periudhën Janar – Nëntor 2018, janë realizuar gjithsejtë 15363 Operime Komerciale, vërehet një rritje e numrit të operimeve me mbi 9% apo 1468 operime më shumë.