ASHNA avancon Shërbimet e Informacionit Aeronautik përmes sistemit AIM

Data: 23 Shkurt 2022
Article Image

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (SHNA) është në proces të implementimit të Sistemit per Menaxhimin e Informacionit Aeronautik (AIM – Aeronautical Information Management). Sistemi AIM, ofron menaxhim dinamik dhe të integruar të informacionit aeronautik, përmes ofrimit dhe shkëmbimit të të dhënave digjitale aeronautike me cilësi të garantuar në bashkëpunim me të gjitha palët e interesit.

Pjesë e sistemit të AIM është edhe aplikacioni për dizajnimin e procedurave të fluturimit FPDAM (Flight Procedure Design and Management), i zhvilluar nga IDS AirNav, që ofron një mjedis interaktiv, i cili u mundëson përdoruesve të krijojnë, vizualizojnë, kontrollojnë dhe mirëmbajnë procedurat e fluturimit instrumental në përputhje me standardet ndërkombëtare.

FPDAM mbështet plotësisht të gjitha llojet e procedurave të fluturimit duke përfshirë: SID/nisjet, STAR/ardhjet dhe afrimet për sisteme udhëzuese konvencionale, RNAV/PBN, RNP AR, APV/LPV, GLS, Baro-VNAV;

Ky aplikacion, lejon përdoruesit të kryejnë vlerësime të terrenit dhe pengesave duke importuar dhe përdorur të dhëna digjitale të terrenit, relevante për projektimin e procedurave dhe siguron kontroll të rreptë në aplikimin e kritereve duke ofruar kontrolle online në lidhje me pajtueshmërinë me referencën.