ASHNA dhe AKMRSB nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Data: 2 Shtator 2021
Article Image

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore (AKMRSB) kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Kjo marrëveshje rrjedh si rezultat i domosdoshmërisë së njoftimit të fluturakeve, në rast prezence të radioaktivitetit në atmosferë në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës. Marrëveshja poashtu përfshinë edhe vendosjen në të ardhmen nga ana e AMRKSB-së të një stacioni për monitorimin radiologjik të ajrit në hapësirat e ASHNA-së si dhe ofrimin për qëllime profesionale të informatave meteorologjike klimatologjike nga ana e Departamentit Meteorologjik të ASHNA-së. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Zëvendësuesi i Drejtorit të ASHNA-së Z.Valmir Hylenaj dhe Drejtori Ekzekutiv i AKMRSB-së Z.Beqir Mezelxhiu.

Article Image