ASHNA dhe FSK bashkërendojnë aktivitetet në fushën e aviacionit

Data: 27 Prill 2022
Article Image

Me qëllim të forcimit të koordinimit civil-ushtarak në fushën e aviacionit, sot Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, z. Samir Bllacaku me bashkëpuntorë priti në takim pune zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kapiten Afrim Zabelin, Toger Atdhe Hasani, Toger Krenar Vocën, dhe Sunaj Shalën.

Drejtori Bllacaku rikonfirmoi gadishmërinë ASHNA-së për të ndarë ekspertizën e saj në mbështetje të aviacionit të FSK-së , me theks të veçantë në zhvillimin e kuadrove profesionale në këtë sektor.