ASHNA fut në përdorim një sistem të avancuar për menaxhimin e informacionit aeronautik (AIM)

Data: 2 Qershor 2022
Article Image

Pjesë e rëndësishme e sistemit AIM është CRONOS, aplikacion që përdoret kryesisht nga Departamenti i Shërbimit të Informacionit Aeronautik dhe shërben për menaxhimin e të ashtuquajturave të dhëna dinamike aeronautike, të tilla si ato të detajuara në:
 
• ICAO Doc. 8126 – Shërbimet Informative Aeronautike
• EUROCONTROL – OPADD – Procedurat Operative për të Dhënat Dinamike të AIS-it
• ICAO Doc. 4444 – Menaxhimi i Trafikut Ajror
 
Ndërfaqja e përdoruesit CRONOS është një ndërfaqe në internet dhe përdor një protokoll interneti, por gjithashtu është e lidhur me Rrjetin Fiks të Telekomunikimit Aeronautik (AFTN) dhe me mundësi të lidhjes me Sistemin e Procesimit të Mesazheve të Shërbimeve të Trafikut Ajror (AMHS).
Navigimi i ndërfaqes është i ngjashëm me një faqe internetit e cila është intuitive dhe mundëson përdorim të lehtë. Përmes CRONOS procesohen këto të dhëna aeronautike:
 
· Të dhëna aeronautike statike dhe dinamike në formatin AIXM 5.1
· Mesazhet NOTAM
· Mesazhet FPL
· Të dhëna administrative
 
CRONOS posedon edhe Bazën e të dhënave Relacionale (CRONOS DB) e bazuar në modelin e të dhënave AIXM 5.1. Ai përmban të dhëna aeronautike statike dhe dinamike mbarëbotërore dhe synon prodhimin e të dhënave dinamike aeronautike (d.m.th. NOTAMs). Ai përbëhet nga dy depo të dhënash të ndryshme: NavDB dhe AIM DB.