Drejtori, z. Samir Bllacaku me bashkëpunëtorë, priti në takimin e rregullt vjetor, përfaqësuesit e Turkish Airlines, Austrian Airlines, Swiss, Edelweiss dhe Eurokoha.
Kompanitë ajrore janë klientët tanë më të çmuar, me të cilët çdo fundvit takohemi për të diskutuar rreth temave në interes të përbashkët, për vitin që lëmë pas dhe për objektivat dhe projeksionet për vitin pasues.
Si gjithmonë, ishte kënaqësi të ndajmë informatat që shkojnë në funksion të ruajtjes dhe ngritjes së sigurisë së trafikut ajror, si dhe projekteve zhvillimore të ASHNA-së.
Falënderojmë z. Urim Bajrami, Znj. Arta Gashi dhe z. Jeton Haziri!
Siguria mbetet mision i përbashkët!