ASHNA riçertifikohet për ofrimin e Shërbimeve të Navigimit Ajror

Data: 19 Gusht 2021
Article Image

Zëvendësuesi i Drejtorit të Agjencisë së Shërbieve të Navigacionit Ajror (ASHNA) z. Valmir Hylenaj, ka pranuar Certifikatën e ripërtërirë për ofrimin e Shërbimeve të Navigimit Ajror nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK).
Ricertifikimi për ofrimin e shërbimeve të navigimit ajror, ka ardhë pasë shumë proceseve të auditimit të realizuara nga ana e AACK-së përgjat viteve, ku ka rezultuar se ASHNA përmbushë kriteret konform Rregullores së AACK-së Nr. 09/2020, në ofrimin e shërbimeve të navigimit ajro si në fushat:
– Shërbimet e Trafikut Ajror;
– Shërbimet e Komunikimit, Navigimit dhe Vëzhgimit;
– Shërbimet e Informatave Aeronautike; dhe
– Shërbimet e Meteorologjisë.