ATEPA e ASHNA-së merr pjesë në konferencën evropiane të IFATSEA-së

Data: 15 Maj 2019
Article Image

Javën e kaluar, përkatësisht nga data 09.05. deri më 11.05.2019 në kryeqytetin maqedonas në Shkup është mbajtur Konferenca Evropianë IFATSEA ( International Federation Of Air Traffic Safety Electronics Associations), e ku pjesëmarrëse në këtë konferencë ishte edhe Shoqata e Personelit Elektronik të Trafikut Ajror (ATEPA), në kuadër të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).
Fokusi i punimeve i konferencës ka qenë Koncepti i IFATSEA-as në Mbrojtjen Kibernetike në Operime të Trafikut Ajror, si dhe në sesionet e mbyllura FAB-at (Functional Airspace Blocks).
Shoqata e ASHNA-së u përfaqësua nga Presidenti i kësaj të fundit Bujar Murseli si dhe Eugen Llozana dhe Fatmir Kiqina.
Panelist dhe mysafir kane qene: Gerry O. Connel nga European Commision, Eduardo Garcia nga CANSO, Ruben Flohr nga SESAR, Paul Neering nga IFATCA, Olivier Seguin nag THALES dhe Jan Bratsaert nga EUROCONTROL.
Gjate Konferencës u zhvilluan takime me Presidentin e IFATSEA-as z. Thorsten Wehe dhe me Drejtorin e IFATSEA për Evrope z. Costas Christoforou. Te njëjtit janë njoftuar për kapacitetet njerëzore dhe teknike të ATESEP personelit në kuadër të ASHNA-së. Pasi qe zyrtarisht ATEPA ka aplikuar për Anëtarësim në IFATSEA, të njëjtit njoftuan se kërkesa e ATEPA-s së Kosovës dhe e Gjeorgjisë janë në shqyrtim dhe pritet që në Asamblenë Gjenerale e cila mbahet në Nëntor të pranohemi si anëtar të plotfuqishëm të IFATSEA-as.