Drejtori Samir Bllacaku priti në takim përfaqësuesit e AACK-së

Data: 22 Shtator 2021
Article Image

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) z. Samir Bllacaku, me rastin e emërimit në pozitën e Drejtorit të ASHNA-së, priti në një takim informues menaxhmentin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), të prirë nga drejtori z. Bujar Ejupi.
Në këtë takim Drejtori Bllacaku, informoj përfaqësuesit e AACK-së, me punën dhe aktivitetet e ASHNA-së, proceset që janë në zhvillim si dhe projektet e planifikuara në të ardhmen.
Nga ana tjetër, Drejtori i AACK-së, z. Ejupi, uroj z. Bllacaku për zgjedhjen në pozitën e Drejtorit të ASHNA-së duke u zotuar në vazhdimin dhe ngritjen e bashkëpunimit mes AACK-së dhe ASHNA-së në fushën e aviacionit civil.

Article Image