Fillon trajnimi i Studentëve Kontrollor në vendin e punës (OJT)

Data: 17 Janar 2020
Article Image

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka kënaqësinë të njoftojë publikun për fillimin e trajnimit në vend të punës (On the Job Training – OJT) të gjeneratës së katërt të student kontrollorëve të trafikut ajror të Kosovës për gradimin në Kullë të Kontrollit. Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit teorik dhe në simulator në CANI – Pragë, gjashtë student kontrollorët e trafikut ajror filluan trajnimin përgatitor teorik në ASHNA që zgjati një javë. Gjatë kësaj periudhe, ata u njoftuan nga pesë ligjëruesit e ASHNA, për veçantitë e njësisë së kullës së kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Pas përfundimit me sukses të testimit dhe pas pajisjes me certifikatat e nevojshme nga Autoriteti I Aviacionit Civil të Kosovës – AACK, student kontrollorët e trafikut ajror filluan trajnimin në vend të punës.
Me këtë rast, Drejtori Bahri Nuredini së bashku me ekipin e tij i vizitoi student kontrollorët në Kullën e Kontrollit. Ai falenderoi instruktorët e licencuar të ASHNA për punën e çmuar që janë duke e bërë dhe iu uroi sukses atyre në trajnimin e student kontrollorëve. Ai poashtu i uroi sukses student kontrollorëve në këtë fazë shumë të rëndësishme të trajnimit të tyre. Pas një muaji, ASHNA pret kthimin e student kontrollorëve të tjerë që urojmë se do ta përfundojnë me sukses trajnimin në Pragë për gradimin e njësisë Vajtje-Ardhje (Approach).

Article Image Article Image