Gushti me rreth 15% rritje në Operimet Komerciale

Data: 1 Shtator 2019
Article Image

Gjatë muajit Gusht 2019, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) janë realizuar gjithsejtë 2309 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 2015 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me afër 16% apo 294 operime më shumë.

Ndërkaq në periudhën Janar – Gusht 2019 janë realizuar gjithsej 12763 operime komerciale, ku nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Janar – Gusht 2018, ku janë realizuar 11314 operime, kemi një rritje prej rreth 13%, apo 1449 operime më shumë.