HAPEN RRUGË TË REJA AJRORE NË HAPËSIRËN E ULËT AJROR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Data: 11 Shkurt 2021
Article Image

Hapja e rrugëve të reja ajrore në pjesën jug – perendimore të Republikës së Kosovës është njoftuar nga Alenca Veri Atlantike NATO, përmes fqes zyrtare të kësaj të fundit.
Krijimit të këtij korridori ajrore, i kanë paraprirë një sërë takimesh në kuadër të projektit “Mbledhja për Normalizimin e Aviacionit të Ballkanit” (BANM), proces ky i cili udhëhiqet nga NATO-ja, ku në kuadër të këtij projekti, me datë 17.06.2020, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe Ofruesi i Shërbimeve të Navigimit të Shqipërisë “Albcontrol”, kanë nënshkruar Letër Marrëveshje për koordinim të trafikut ajror midis Tiranës dhe Prishtinës.

 

Article Image

Hapja e rrugëve të reja ajrore në Republikësn e Kosovës është hap tejet i rëndësishëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës sepse korridori i ri ajror do t’i shkurtojë për rreth 15 minuta fluturimet për dhe nga Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe si rrjedhojë do t’i rrisë përfitimet e udhëtarëve, do t’i ulë kostot operacionale të kompanive ajrore dhe emitimet e karbonit, ku me anë të këtij të fundit synohet drejt një aviacioni më të gjelbërt.
Edhe nëjherë ASHNA, falënderon të gjithë partnerët, e në veçanti autoritetet e NATO-s dhe KFOR-it, që kanë lehtësuar këtë arritje dhe vazhdojnë ta përkrahin zhvillimin e aviacionit civil në Kosovë.

Për më shumë rreth njoftimit nga ana e NATO-së për hapjen e rrugëve të reja ajrore në Republikën e Kosovës, linku më poshtë:

New air routes established over Kosovo with NATO support