Hapen rrugët ajrore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Data: 30 Janar 2024

Në ceremoni rasti, të organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ambasada Gjermane në Kosovë, në ASHNA u shënua hapja dhe funksnionalizimi i rrugëve ajrore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni rasti ishin Kryeministri, i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i MMPHI, Liburn Aliu, përfaqësues të ambasadave të Gjermanisë, Shqipërisë, Amerikës, Zvicrës, Austrisë, KFOR-it, kompanive ajrore, agjencive dhe institucioneve relevante të aviacionit civil të Kosovës dhe Shqipërisë.
Fjalë rasti mbajtën Kryeministri Kurti, Ministri Aliu, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe Drejtori i ASHNA Samir Bllacaku.
Folësit konfirmuan rëndësinë e madhe të hapjes së këtyre rrugëve ajrore, duke vënë theks të veçantë në përfitimet që sjellin si për shfrytëzuesit, ashtu edhe për normalizimin e plotë të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës.

Article Image Article Image Article Image Article Image Article Image Article Image