Instalohet edhe Barometri Digjital PTB330, për matjen e shtypjes atmosferike në ASHNA

Data: 20 Shkurt 2022
Article Image

Kësaj radhe po prezantojmë Barometrin Digjital PTB330, që është një senzor për matjen e shtypjes atmosferike, parametër shumë i rëndësishëm për ulje – ngritjet në aeroporte dhe pjesë përbërëse e Sistemit Automatik të Vrojtimit të motit – AWOS i Ri dhe Sistemit Automatik të Vrojtimit të motit – AWOS i Azhurnuar që vijnë nga kompania Amerikane – DTN dhe që do të kenë rol të veçantë në ngritjen e kategorisë së ofrimit të shërbimeve aeronautike meteorologjike.

Barometri digjital Vaisala PTB330 është projektuar për të procesuar lexime të sakta të presionit barometrik në kushtet më të vështira. E ndërtuar nga teknologjia e markës së senzorëve BAROCAP® të Vaisala – Kompani Finlandeze e specializuar për pajisje meteorologjike, PTB330 kombinon matjen absolute të presionit dhe saktësinë e jashtëzakonshme me histerezën e ulët dhe stabilitetin afatgjatë.

Që të dy sistemet: AWOS i ri dhe AWOS i Azhurnuar posedojnë 2 nga barometrat digjital PTB330 të pozicionuar në pistën 17 dhe pistën 35.

Secili barometër përbëhet nga 3 kapsula matëse, që nënkupton se tani e tutje përgjatë pistës do të kemi 12 matje barometrike të shtypjes atmosferike.

PTB330 përdoret në aviacion për përcaktimin e vlerave të shtypjes atmosferike të QNH dhe QFE. ‘QNH’ përfaqëson shtypjen atmosferike të matur mbi nivelin e detit, bazuar në lartësinë dhe temperaturën në pozitën vrojtuese. ‘QFE’ përfaqëson shtypjen atmosferike të korrektuar në lartësinë referente të aerodromit.

Article Image