Janar – Prill rritje me rreth 12% në Operimet Komerciale

Data: 5 Maj 2019
Article Image

Gjatë periudhës Janar – Prill 2019, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) janë realizuar gjithsejtë 5129 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 4582 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 12% apo 547 operime më shumë.

Përqindja më e madhe e rritjes në tre muajt e kaluar ka qenë në muajin Janar, prej mbi 17%, pasuar me mbi 15% në muajin Shkurt kurse për muajin Mars kemi pas një rritje prej mbi 9%, kurse muaji Prill ka shënuar rritje prej 7.5%.

Ndërkaq Operime Ushtarake për periudhën Janar – Prill, janë realizuar gjithsejtë 378 operime, ku nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku janë realizuar 373 operime ushtarake, kemi një rritje prej rreth 1.8%, kurse Operime tjera VFR kemi një rënie 28%.