Mbahet takimi i radhës i konsultimit me shfrytëzuesit e shërbimeve të ASHNA-së

Data: 6 Dhjetor 2019
Article Image

Më datë 5 dhjetor 2019 në ambientet e ASHNA-së u zhvillua takimi i radhës i konsultimit me shfrytëzues të shërbimeve të navigacionit ajror të ofruara nga ASHNA. Në këtë takim ishin të ftuara kompanitë ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe disa nga to dërguan përfaqësuesit e tyre.

Në takim përfaqësuesve të kompanive ajrore iu prezantua puna e bërë nga ASHNA gjatë vitit 2019, projektet e planifikuara për vitin 2020 dhe në përgjithësi përpjekjet e mëdha që ASHNA është duke bërë për të ofruar shërbimet më të mira të mundshme me gjithë sfidat e veçanta me të cilat ajo përballet në ofrimin e tyre.

Nga përfaqësuesit e kompanive ajrore u pranuan komplimente, por edhe vërejtje në lidhje me nivelin e shërbimeve të ASHNA-së ndaj tyre. ASHNA mbetet e përkushtuar që gjithnjë të bëjë përpjekje të përmirësojë nivelin e shërbimeve që ajo ofron dhe takimet si ky i ndihmojnë shumë në këtë drejtim.
ASHNA dëshiron të falenderojë z. Urim Bajrami që bashkërendoi aktivitetet nga ana e përfaqësuesve të kompanive ajrore dhe që ndihmoi shumë në realizimin e suksesshëm të këtij takimi.

Article Image Article Image