Mbahet takimi konsultativ me shfrytëzuesit e shërbimeve të ASHNA-së

Data: 15 Dhjetor 2020
Article Image

Me ftesë të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sot u zhvillua takimi i radhës i konsultimit me shfrytëzues të shërbimeve të navigacionit ajror të ofruara nga ASHNA. Ky takim u realizua në mbështetje të Nenit 16, Paragrafi 1.12 i Ligjit Nr. 04/L 250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, si dhe pikën 8.1 të Shtojcës së Rregullores së Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës Nr. 7/2012 mbi Kushtet për Ofrimin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Prezent në këtë takim ishin Urim Bajrami – Përfaqësues nga Turkish Airlines, Arta Havolli Gashi – Përfaqësuese nga Austrian Airlines, Jeton Haziri – Përfaqësues nga EUROKOHA dhe Edin Kukaj – Përfaqësues nga Air Prishtina, të cilët u pritën nga Merita Makolli Koordinatore për Marrëdhënie me Jashtë si dhe Armend Mustafa Menaxher i Departamentit për Cilësi Siguri dhe Sigurim.
Në këtë takim u bisedua rreth çështjeve me interes të përbashkët gjatë vitit 2020, si dhe me planet/projeksionet e ASHNA-së për vitin 2021. Gjithashtu, ASHNA shprehu interesimin rreth nivelit të kënaqshmërisë së konsumatorit (kompanive ajrore) ndaj shërbimeve tona, për çfarë, përfaqësuesit e kompanive ajrore nuk adresuan ndonjë vërejtje apo koment.