QERSHORI ME RRITJE 43.5%

Data: 8 Korrik 2022
Article Image

Në muajin qershor 2022 Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka menaxhuar 2126 fluturime (komerciale dhe ushtarake) duke shënuar kështu rritje prej 43.5% krahasuar me muajin qershor të vitit 2021, apo 644 fluturime më shumë.

Gjashtëmujori i parë i vitit 2022 ka shënuar rritje të numrit të fluturimeve prej 60%, me 10687 fluturime, apo 3993 fluturime më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.