Rekord i ri në ASHNA, 150 operime të plannifikuara këtë të Premte

Data: 30 Korrik 2021
Article Image

Muaji korrik duket se do të jetë muaji i rekordeve për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA). Këtë të premte, më datë 30.07.2021 janë të planifikuara plot 150 operime ajrore, të cilave ASHNA do t’ju ofrojë shërbim të navigimit ajror.
Me gjithë sfidat e shumta me të cilat ASHNA është duke u përballur si rrjedhojë e vazhdimit të projektit të zgjatjes së pistës, ajo mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime të sigurta dhe pa vonesa për trafikun ajror.