Rreth 9% rritje e Operimeve Komerciale në 2019

Data: 5 Janar 2020
Article Image

Gjatë muajit dhjetor 2019, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) janë realizuar gjithsejtë  1613 Operime, prej tyre 1367 Komerciale, 132 Ushtarake dhe 114 VFR. Ndërkaq për periudhën Janar – Dhjetor 2019, janë realizuar 21630 Operime, prej tyre 18198 Komerciale, 1101 Ushtarake dhe 2331 VFR. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vërehet një rritje e konsiderueshme në Operimet Komerciale, prej rreth 9%, apo 1448 operime më shume se në vitin 2018.