Shkurti me rritje prej 38% në numrin e Operimeve Komerciale në ASHNA

Data: 1 Mars 2022
Article Image

Gjatë muajit Shkurt 2022, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë realizuar gjithsejtë  1453 Operime.

Operime Komerciale gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsejt 1075, e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 780 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 38% apo 295 Operime Komerciale  më shumë.

Nga totali operimeve në ASHNA, Operime Ushtarake kanë qenë 108 kurse Operime VFR kanë qenë 270.