z. Samir Bllacaku emërohet drejtor i ASHNA-së

Data: 10 Shtator 2021
Article Image

Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), z. Valmir Hylenaj ka bërë dorëzimin e detyrë së tij, tek Drejtori i ri z. Samir Bllacaku. Pranim – dorëzimi u bë pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 08.09.2021, për emërimin e Drejtorit të ri të ASHNA-së, pas procesit të rekrutimit të zhvilluar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës.
z. Samir Bllacaku, është pjesë e ASHNA-së që nga viti 2000, përkatësisht pjesë e gjeneratës së parë të kontrollorëve të trafikut ajror, ndërkaq para përzgjedhjes në pozitën e drejtorit të ASHNA-së, ka ushtruar detyrën e Menaxherit për Zhvillim dhe Trajnim në ASHNA.
Bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Bllacaku do të kryej të gjitha detyrat dhe përgjëgjësitë, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ligjeve dhe akteve tjera nenligjore nga fusha e pergjegjesise se ASHNA-se, për një periudhë pesë vjeqare.