Zyrtarët e ASHNA-së trajnohen për Specialist të informacionit Aeronautik

Data: 1 Shkurt 2020
Article Image

Nga data 27 Janar 2020, një grup prej 10 zyrtarëve të ASHNA-së janë duke e vijuar trajnimin për “Specialist të informacionit Aeronautik”.

Përmes këtij trajnimi bëhet përgatitja e personelit të AIS për praktikat operative të zhvilluara së fundmi, familjarizimi me sisteme të automatizuara të AIS dhe modele të ndryshme kompjuterike të destinuara për ruajtjen dhe shkëmbimin e të dhënave aeronautike. Trajnimi zgjatë 4 javë dhe ofrohet nga CANI (Czech Air Navigation Institute) në Pragë të Republikës e Çeke.

Njëherit trajnimi adekuat i personelit të AIS është kërkesë rregullative nga Aneksi 15 i ICAO-së dhe është në linjë me politikat e ASHNA-së për ngritje të kapaciteteve njerëzore.

Ky është grupi i dytë i zyrtarëve të Departamentit për Shërbime të Informatave Aeronautike q♪7 është duke ndjekur këtë trajnim, ndërkaq grupi i parë të njëjtin trajnim e kanë përfunduar me sukses në dhjetor të vitit të kaluar.

Vlen të theksohet se Qendra e Trajnimit CANI operon si ndërmarrje shtetërore nën autoritetin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Republikës Çeke.