Instalimi i Transmisometrit (Revolver) dhe Senzorit të Ndriçimit të Sfondit (BGL) në funksion të kategorisë 3b për ngritje/uljet e fluturakeve në ASHNA

Data: 25 Shkurt 2022
Article Image

Pjesë përbërëse e Sistemit Automatik të Vrojtimit të motit – AWOS i Ri që është instaluar nga kompania Amerikane – DTN dhe që do të kenë rol të veçantë në ngritjen e kategorisë së ofrimit të shërbimeve aeronautike meteorologjike është edhe Transmisometri ‘Revolver’ apo senzori për matjen e Gamës Vizuale përgjatë Pistës (Runway Visual Range), vlerat e te cilit i shërbejnë pilotit për të marrë vendimin final për aterrrim apo ngritje.

‘Revolver’ është i instaluar në shtylla me 2.5 metra lartësi dhe përbëhet nga dërguesi dhe pranuesi i sinjalit. Transmisometrat në aeroportin tonë janë vendosur në pragun e pistës 17 dhe pistës 35, ndërsa pozita e mesit të pistës(MID) është e mbuluar me senzorin për matjen e dukshmërisë dhe motit aktual – VPF-750.

Revolver-ët, llogarisin dukshmërinë duke matur forcën e një rreze drite. Rrezja reduktohet nga mjegulla, mugëtira, tymi, reshjet dhe dukuri të tjera të ngjashme. Kur forca e rrezes zvogëlohet, kjo nënkupton se edhe dukshmëria është zvogëluar nën ndikimin e faktorëve meteorologjik.

Saktësia e Transmisometrit sipas ICAO (Organizata Nërkombëtare e Aviacionit Civili) dhe specifikimeve të WMO (Organizata Botërore e Meteorologjisë) është e përcaktuar në limitet: ±10m deri në 400m, ±25m ndërmjet 400m dhe 800 m dhe ±10% mbi 800 m.

Senzori i ndriçimit të Sfondit (BGL – Background Luminance Sensor) është pjesë e sistemit RVR dhe përdoret për të siguruar intensitetin e dritës, si parametër i rëndësishëm për llogaritjen sa më të përafërt të dukshmërisë në kohë reale.

Në të ardhmen duke konsideruar sidomos në sezonën e dimrit mjegullën dhe dukshmërinë e ulët, fluturimet nga aviacioni civil, komercial si dhe atyre nga ana e forcave të KFOR – it, NATO – s dhe FSK – së, do të mund të realizohen pa ndonjë vështirësi në raport me kushtet e motit, falë investimit në pajisje adekuate nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Article Image Article Image Article Image Article Image