Si rezultat i ngritjes së kapaciteteve teknike dhe njerëzore, kemi implementuar me sukses projektin e zvogëlimit të ndarjes horizontale mes fluturakeve, nga 10, në 5 milje nautike, që njihet edhe si standard global i ndarjes/seperimit.
Kjo e arritur do të shërbej në ngritjen e efikasitetit dhe shfrytëzimin optimal të hapësirës ajrore të Kosovës, duke shkurtuar rrugëtimin, rrjedhimisht edhe uljen e vonesave dhe konsumit të karburanteve.
Mbi të gjitha, siguria mbetet qëllimi ynë kryesor. Janë realizuar testime rigoroze dhe vlerësime gjithëpërfshirëse, që garantojnë ruatjen e standardeve më të larta të sigurisë. Realizimi i këtij projekti është bërë në faza dhe është monitoruar me kujdes, për të siguruar tranzicion të qetë në këtë standard të ri.
Mbesim të përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve tona dhe optimizimin e strukturës së hapësirës ajrore të Kosovës.