Përfundon projekti “Sistemi i Radio Komunikimit në Golesh dhe ASHNA”

Data: 29 Qershor 2022
Article Image Article Image

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës me kënaqësi njofton se me sukses është finalizuar projekti ‘Sistemi i Radio Komunikimit në Golesh dhe ASHNA”.

Ky projekt është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të projektit “Zgjatja e pistës, ngritja e sistemit instrumental të aterrimit dhe sistemeve të radiokomunikimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari’’ dhe nënkupton instalimin dhe futjen në përdorim të sistemeve të reja dhe të avancuara të radiokomunikimit tokë-ajër nga kompania JOTRON, sistemin e inçizimit të komunikimeve me zë, si dhe sistemin e ndërrimit të komunikimit zanor nga kompania SITTI.

Duke qenë projekt shumë i rëndësishëm dhe kompleks për shërbimet e navigacionit ajror, ASHNA i ka kushtuar vëmendje dhe përkushtim të veçantë në të gjitha fazat e zhvillimit, duke përmbushur gjithashtu standardet dhe rregullativin e aplikueshëm vendor dhe ndërkombëtarë në këtë fushë.

Për ASHNA-në dhe shfrytëzuesit e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, këto sisteme të reja do ngrisin sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve të navigacionit ajror.

Shumë shpejtë presim të bëhet finalizimi edhe i projekteve tjera kapitale, që do ngrisin ASHNA-në dhe Kosovën në një nivel akoma më të avancuar dhe konkurues në fushën e aviacionit civil.

Me këtë rast, shprehim falënderime të veçanta për partnerët bashkëpunues si Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Prishtina International Airport – Adem Jashari , personelin tonë, si dhe të gjitha palët tjera kontribuese në projekt.

ASHNA mbetet e përkushtuar në realizimin e misionit të saj për ofrimin e shërbimeve të sigurta të navigimit ajror për të gjithë shfrytëzuesit e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës.