Zyrtarë nga ASHNA marrin pjesë në trajnimin “Vlerësimi i Ndryshimeve të Sistemit Funksional” në Institutin për Shërbime të Navigacionit Ajror – Eurocontrol në Luksemburg

Data: 3 Dhjetor 2021
Article Image

Zyrtarë nga ASHNA-ja, përkatësisht Zëvendës Drejtori për Shërbime Operative – z.Valmir Hylenaj, Menaxheri i Departamentit Meteorologjik – z.Sherif Gosalci dhe Udhëheqësi i Divizionit të Kullës së Trafikut Ajror – z.Arben Bytyqi, morën pjesë në kursin trajnues një javor për “Vlerësimin e Ndryshimeve të Sistemit Funksional” në Institutin për Shërbime të Navigacionit Ajror (IANS) – Eurocontrol në Luksemburg.

Ishte hera e parë që ASHNA merrë pjesë me “Implementimi i AWOS (Sistemin e Vrojtimit të Motit në Aeroport) në trajnimet zyrtare të këtij Instituti, që ishte një nga katër shembujt e përgaditur në lidhje me zbatimin e procesit të Vlerësimit të Ndryshimeve të Sistemit Funksional, si rrjedhojë e zbatimit të kërkesave nga rregullorja 373/2017 e zbatueshme edhe në Kosovë.

Prezenca e ASHNA – së në mënyrë zyrtare në IANS – Eurocontrol përmes rastit studimor me një nga projektet e zgjatjes së pistës, është e një rëndësie të veçantë për vetë faktin se Kosova ende nuk është pjesë e Eurocontrol dhe se shembulli praktik i implementimit të Sistemit të Vrojtimit në ASHNA – DMET do të jetë pjesë e pakos së trajnimeve në Agjencitë simotra Evropiane si kërkesë mandatore nga rregullorja 373/20217.

Article Image Article Image