Çertifikimi / Anëtarësimi në Organizata Ndërkombëtare

Çertifikimi

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror(ASHNA), është Ofruesi i Shërbimeve të Navigimit Ajror në Republikën e Kosovës i çertifikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës me datë 19.08.2016, në bazë të nenit 78 të Ligjit Nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil, rregulloreve Nr. 09/2009 dhe Nr. 07/2012, të cilat transponojnë në rendin e brendshëm ligjorë të Republikës së Kosovës, Rregulloren e Parlamentit dhe të Këshillit Evropian (KE) Nr. 550/2004 dhe Rregulloren e Komisionit Evropian (KE) Nr. 035/2011, (Kërkesat e Përbashkëta) përkatësisht, si dhe kushteve të përcaktuara në Certifikatën e lëshuar nga AACK.
ASHNA është certifikuar si Organizatë për Ofrimin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, që përmbushë Kërkesat e Përbashkëta për këto shërbime: ATS-CNS-AIS-MET.

Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, është Anëtare me të drejta të plota në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Agency), që prej marsit të vitit 2009.